English

Film Horror në Bulqizë. Një person varroset në mesnatë

Filma horror të gjithë kemi parë por realiteti i subjektit të filmave ka ndodhur natën e mbrëmshme në Bulqizë.

Persona të paidentifikuar në gjendje të mistershme kanë hapur gropën dhe kanë futur një kufomë njeriu. Ngjarja tronditëse është parë nga persona të tjerë që kanë lajmëruar policinë e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet pasi nuk ka asnjë informacion lidhur me personat që bënë një veprim të tillë si dhe me identitetin e kufomës.

Me mbërritjen dhe të prokurorit të Dibrës policia filloi hetimet duke bërë së pari hapjen e varrit ku u pa se ishin futur eshtrat e një personi të mbështjellë me çarçaf.

Tashmë hetimi i nisur do të nxjerrë në dritë edhe historinë por ndoshta do të duhet të marrë pak kohë, pasi informacioni pothuajse është shumë i paktë.

KOMENTE