Mjafton të hedhësh një vështrim nëpër Tiranë, edhe nëpër pallatet por edhe nëpër duart e njerëzve të gjithë kanë vendosur flamurin nëpër ballkonet e tyre, mbajnë në duar një flamur të sapo blerë për ta vendosur kur të shkojnë në shtëpi. Dyqanet suvenir janë mbuluar nga ngjyra kuq e zi prej flamujve që shesin në çdo moment.
Të gjitha këto fakte të vjen mirë dhe ndihesh mjaft mirë kur i sheh, pasi të bën të ndihesh krenar për këtë tokë arbërore që u mbrojt me gjak nga kafshimet e shteteve më të mëdha që donin eleminimin e saj
Por shumë pak janë ata njerëz që kanë vënë re një diçka jo të zakonshme dhe mjaft të rëndësishme edhe pse duket si jo e tillë, reflektimi duhet të jetë nga të gjithë.
Por a është faji i njerëzve apo i panjohurive që mund të kenë se si ka qënë flamuri shqiptar që u ngrit nga dora e Ismail Qemalit në 28 nëntor 1912?
Nëse njerëzit e thjeshte i "konsiderojmë pa faj" institucionet kurrsesi nuk duhet të gabojnë, pasi pasqyrojnë dhe prezantojnë këtë shtet, kombin shqiptar.
Një flamur me shqiponjë “të deformuar”, me përmasa të mëdha është shpalosur pikërisht në ballinën e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë.
Flamuri origjinal prej 100-vjetësh ka ruajtur modelin e shqiponjës dykrenore, e cila në dy kokët e saj qëndron me gojë hapur dhe ka një gjuhë që zgjatet jashtë.
Ndërsa në flamujt që po shiten mungon origjinaliteti i shqiponjës dhe kjo nuk duhet të tolerohet kurrsesi.
I njëjti flamur i “transformuar” është vënë edhe përballë bustit të heroit kombëtar Skënderbeu në qendër të kryeqytetit.
Nëse nuk i kini vënë re, shikoini me kujdes dhe mos pranoni të varni një flamur që nuk është origjinal me flamurin e vërtetë të 1912, por gjeni atë që është i njëjtë me origjinalin para se ta blini.