Ambasada e Francës organizon në datat 13 dhe 14 nëntor, në Hotel Tirana International, një Konferencë rajonale mbi drejtësinë. Kjo konferencë e cila filloi sot, u mbajt në kuadrin e ciklit të konferencave mbi Drejtësinë dhe të Drejtat e Njeriut në vendet e Evropës jug-lindore, të organizuara në vende të ndryshme nga Ministria franceze e Punëve të Jashtme.
Profesionistë dhe ekspertë të nivelit të lartë të sektorit të drejtësisë nga Shqipëria dhe nga Franca, por dhe nga dhjetë vende të Evropës lindore dhe juglindore, u mblodhen së bashku ku një vend të rëndësishëm zunë debatet dhe shkëmbimi i eksperiencave.
Shqipëria është zgjedhur këtë vit me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë si dhe të 15-vjetorit të Shkollës së Magjistaturës. Në fjalën e tij Ministri Halimi theksoi se hapja e Shkollës së Magjistraturës ka qënë një vendim historik. “Ne vendosem 4 vjet me pare qe e vetmja dere nga mund te hysh ne sistemin gjyqësor është Shkolla e Magjistratures, dhe besoj se kemi bere hapin më të rëndesishem në drejtim të pavarsisë së sistemit.”
Konferenca po trajton çështjet e përzgjedhjes, trajnimit dhe emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në vendet e Evropës jug-lindore. Këto tema janë shtyllat e transparencës, efikasitetit dhe pavarësisë së drejtësisë, objektiva thelbësore për të gjitha vendet pjesëmarrëse.