Një grua nga Emiratët e Bashkuar është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim, pasi shkaktoi vdekjen përmes torturave çnjerëzore të punonjëses së vet.
Gjykata penale në Abu Dabi ka shprehus se vajza etiopiane punonte si punonjëse shtëpie në shtëpinë e zonjës nga Emiratët e Bashkuar.
Por e zonja e shtëpisë nuk ishte e kënaqur me punët e saj dhe e kishte tortuaruar atë duke e lidhur në banjo me tela elektrikë, i kishte hedhur dhe ujë të valë si dhe piper të zi në sy.
Vajza nuk kishte mundur ti bënte ballë këtyre torturave çnjerëzore dhe kishte vdekur.
E zonja e shtëpisë nuk pranoi si fillim akuzat, pastaj tha se vetëm e kishte rrahur pasi ishte dembele dhe nuk punonte ashtu si duhej. Por fëmijët e shtëpisë kishin dëshmuar se ata kishin parë nënën e tyre vazhdimisht të vepronte në këtë mënyrë.
Tashmë zonja pronare ndodhet në paraburgim dhe pritet që në dhjetor të marri dënimin e saj.