English

Xherri Keta dhe Armando Mec, arrestohen nga policia me presh në duar

Në lagjen "Don Bosko" në Tiranë rreth orës 13:oo të ditës së sotme ka ndodhur një vjedhje spektakolare por që nuk përfundoi, pasi dy të miturit Xherri Keta dhe Armando Mec, kanë përfunduar në prangat e policisë.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje pas një telefonate nga njëgrua e cila ka parë të rinjtë të zbrisnin me litar nga pallati pasi kishin kryer vjedhjen prej një milion lekë, në katin e 7-të të një pallati buzë rruge.

Policia arrestoi në flagrancë të dy djemtë, të cilët po përpiqeshin të largoheshin nga zona bashkë me paratë e vjedhura në banesë.

Sipas policisë djemtë fillimisht mund të kenë vëzhguar zonën, dhe pasi kanë parë se në shtëpi nuk ndodhej njëri, ato kanë kryer vjedhjen.

KOMENTE