Aktorja 22 vjeçare nuk ka pritur por ka zbuluar trupin e saj tepër seksi sapo ka arritur në xhungël.
Helen Flanagan nuk ka hezituar të heqë rrobat e saj dhe me bikini të vrapojë poshtë një ujvare për të bërë dush në natyrë.
Pjesëmarrësja e garës "I'm A Celebrity... Get Me Out Of Here në fillim dukej pak e mërzitur por me t'u futur në ujë duket sikur çdo gjë u ndryshua me shkop magjik, lumturia e saj nuk përshkruhej.
Ajo është takuar atje me ish yllin tjetër të Coronation Street, i cili dhe ai shijoi dushin nën ujin e ujvarës.
Më pas Davide dhe Helen janë parë të bëjnë dhe stërvitje gjimnastikore. Por më tutje në xhungël dhe një aktore tjetër ishte duke shijuar bukurinë e natyrës së xhunglës Ashley Roberts.
Dukej sikur xhungla nga vetë emri që të ngjall ndjenjën e frikës ishte kthyer në një oaz bukurish femërore.