English

40 emrat e firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë, gdhenden me gërma të arta

Për herë të parë, 40 emrat e firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë gdhenden me gërma të arta në një pllakat nderimi që u përurua sot në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë në jubileun e 100-vjetorit të Pavarësisë.

Në një ceremoni që mblodhi deputetë, miq e të ftuar, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Çoba Topalli tha se ndihej shumë e nderuar dhe e privilegjuar që si qytetare dhe si deputete e zgjedhur e Kuvendit nderonte baballarët e kombit shqiptar dhe aktin e tyre sublim.

“Këta janë emra, në rastin më të mirë të harruar, ndërsa ende sot asnjë libër historie nuk e ka të plotë listën e baballarëve të kombit. Harxhuam gati 50 vjet duke falur, nderuar e blatuar mirënjohje idhujve të rremë”, tha Kryetarja e Kuvendit

“Në historinë tonë, theksoi ajo, ne së pari duhet të nderojmë të vërtetat dhe duke nderuar të vërtetat, ne mësojmë për të nesërmen.

E vetmja ftesë që si shqiptare, si shqiptarë, bashkë me kolegë të tjerë, është që, të bashkohemi si shqiptarë, të bashkohemi me njëri tjetrin, të bashkohemi në Evropë.”

KOMENTE