English

Azerbajxhan. Hakerat nuk kursejnë kompjuterat e Komisionit Evropian

Hakerat nuk lenë pa goditur dhe kompjuterat e KOmisionit Europian gjatë një konference në Azerbajxhan.

Sulmi u zbulua prej komisioneres europiane Neelie Kroes, në një postim që ajo bëri në një forum mbi sigurinë e internetit.

Azerbajxhani ka përgënjeshtruar lajmin dhe në të njëjtën kohë pranoi të fillojë hetimin urgjent.

Ndërhyrja thuhet se ka qenë fizike direkt mbi kompjuterat e dy prej anëtarëve të stafit të KE-së, të cilët ndodheshin në hotel duke fjetur në kryeqytetin Baku.

Mënyra se si u realizua ndërhyrja mbi laptopët bën të besohet se mund të ketë qenë një vepër e ndonjë agjensie sekrete.

Megjithatë, Kroes refuzoi që të spekulonte se kush mund të fshihej pas kësaj ndërhyrje. Ajo nuk bëri të ditur as karakterin e informacionit që dyshohet se është vjedhur.

KOMENTE