English

Balotelli ndahet përsëri nga Rafaella

Mario Balotelli përsëri "ndahet" nga Rafaela Fico. Pas ribashkimit të disa muajve më parë ku ai ishte parë duke puthur atë në ballkonin e shtëpisë së saj tashmë ai është zhdukur përsëri.

Rafaela pranon se ai ka disa javë që nuk është bërë më i gjallë, ndërkohë që fëmija i tyre bëhet gati të lindë për Krishtlindje.

Rafaela gjithashtu shton se përfundimisht ai nuk dëshiron të jetë baba, pasi një baba që dëshiron fëmijën e tij, nuk duhet ta marrë atë si një pako dhuratë, por duhet ta dojë atë që në barkun e nënës.

Në një deklaratë muajin e kaluar Balotelli ka thënë: "Unë kam vendosur të provoj përsëri me Raffaellën. Testi i ADN-së nuk është kryer dhe dhe nuk ka të bëjë me vendimin tim. Në çdo rast, unë do të kërkoj këtë provë, me këdo, jo vetëm me Raffaella.
"Më vjen keq për gjithçka që ka ndodhur gjatë disa muajve të fundit dhe mbi të gjitha për çfarë është thënë dhe shkruar. Unë kërkoj edhe një herë për ju të gjithë që të respektoni jetën tonë private, që në të ardhmen duhet të mbetet private, një premtim i marrë nga mua dhe Raffaella.
Nuk do të ketë deklarata të mëtejshme apo intervista".

Muajin e kaluar doli se Balotelli kishte blerë një apartament të ri pranë shtëpisë së tij në Breshia ku ai donte që Raffaella dhe foshnja e re për të të zhvendoseshin atje, por ajo nuk është e prirur për të bërë këtë veprim në veri të Italisë.
Ndoshta kjo është dhe arsyeja që tashmë tani ai është jo në kontakt me Rafallen.

Raffaella ndërkohë shpresonte që gjërat filluan të ndryshojnë ndërkohë që ajo ësndërronte dhe ditën e dasmës së tyre, por ja që nuk qënka e shkruar, pasi ai nuk dëshiron të jetë një baba.

KOMENTE