English

Marjan Kerimi, 24 vjeçari shqiptar plagoset për vdekje nga polici italian

24 vjeçari Marjan Kerimi, shqiptari që jetonte në Itali është qëlluar me armë për vdekje nga një polic italian.

Kerimi së bashku me 3 shqiptarë të tjerë është kapur brenda një makine të vjedhur. Policia pasi kishte njohur makinën e vjedhur nga një denoncim që ishte bërë, ka nisur ndjekjen e makinës, ku ai i kishte bërë thirrje për të ndaluar por ata vazhduan madje duke u futur në një rrugë pa dalje.

Braktisin makinën dhe tentojnë të largohn në këmbë. Në këtë kohë polici qëllon me pistoletën e shërbimit duke plagosur për vdekje shqiptarin. Ai transportohet për në spital por nuk përballon dot plagët e marra.

Burimet policore italiane thonë se edhe shqiptari i ka drejtuar armën policit ndaj dhe ky qe i detyruar të qëllonte. Gjithashtu Kerimi rezultoi person me precedencë penale pasi edhe më parë prokuroria e Firences kishte lëshuar një urdhër arresti më 11 korrik, për trafik droge.
Në mjetin e vjedhur CLS Mercedes u gjetën edhe mjete të tjera të vjedhura, si portofola, çanta, një laptop dhe materiale të ndryshme.

KOMENTE