English

Vepra arti, nga armët e demontuara do të vendosen në Shkodër (VIDEO)

4 artistë amerikanë kanë marë një nismë mjaft të veçantë që i përshtatet mjaft Shqipërisë sidomos për vitet e tranzicionit që kaloi, duke krijuar vepra arti nga armët e demontuara.

Këto punime do të vendosen në qytetin e Shkodrës, ku që dje ka nisur dhe puna, në sheshet publike të qytetit. Të tre veprat e artit janë realizuar nga artistë të njohur amerikanë me materiale të përftuara nga demontimi i armëve të tepërta në Shqipëri.

Gjatë 20 viteve të fundit, armët dhe municionet luftarake kanë shkaktuar shumë viktima dhe fatkeqësi në Shqipëri, ndaj veprat e artistëve amerikanë synojnë të përcjellin mesazhin e domosdoshmërisë së shkatërrimit të këtyre armëve.

Pra sot në vend të kanosjes këto vepra japin mesazhin e jetës.
1499

KOMENTE