English

Arvizu: Shqipëria ndodhet në një udhëkryq tepër kritik (VIDEO)

Sot parlamenti shqiptar ka afatin e fundit për votimin e 3 ligjeve kryesore për t'i hapur dritën jeshile marrjes së statusit.
Ndërkohë kryeministri Berisha i ka bërë thirrje kreut të socialistëve Rama për të votuar 3 ligjet në parlament, duke shpresuar që deputetët e PS-së të reflektojnë dhe të votojnë tre ligjet të cilat janë të rëndësishme për integrimin.
Ndërsa ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu është shprehur për mikrofonin e mediave se Shqipëria ka më shumë probleme sesa votimi i 3 ligjeve sot.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton përcolli një mesazh shumë të qartë për politikën shqiptare, ndaj i takon atyre tashmë të reflektojnë.

"SHBA besojne se Shqiperia është në një udhëkryq kritik. Sekretarja Clinton e ka berë të qartë, që zgjedhjet e 2013 do të jenë një test kritik për Shqiperine. Ajo dhe te gjithe zyrtare amerikanë nxisin reformat. Axhenda e ketyre reformave perfshin shume pika, por dy jane me të rendesishme.
E para jane 3 projektligjet por elementi i dytë që është edhe me i rëndesishem është në fakt rezultati në luften kunder korrupsionit dhe nje qeverisje me e mire. Keto te dyja shkojne krah per krah dhe nuk mund të ndahen", tha Arvizu.

Vetëm përmirësimi në dialog është çelësi më i mirë, i cili duhet të bëhet jo përmes zëdhënëseve dhe deklaratave por ballë për ballë dhe diskutime mjaft të qeta - shtoi Arvizu.


1500

KOMENTE