Kanë kaluar rreth 3 javë që kur çifti Enver dhe Hazbie Myftaraj në Belishovë të Mallakastrës, u vranë dhe u dogjën në mënyrën më makabre nga i riu Xhevit Malkaj.
Prindërit e Xhevitit janë shprehur për mikrofonin e Televizionit publikisht se kërkojnë dënimin maksimal të djalit të tyre, ata kërkojnë varjen e djalit të tyre atje ku vra dhe dogji bashkëfshatarët e tij.
“Djali im duhet të marrë ndëshkimin më të madh. Atje ku vrau çiftin Myftaraj edhe djali im atje të vritet. Ja kërkoj këtë gjytarëve, presidentit Nishani dhe kryeministrit Berisha dhe për këtë të njoftohen tërë fshatarët e mi, fshatarët e Belishovës me njohin mua, më njohin familjarët e viktimave. Duhet ta marrë vesh gjithë njerëzia që ky veprim duhet të përfundojë atje ku u vra çifti Myftaraj. Këtë e them me zemër, djali na ka helmuar kockat!”, thotë Bajrami, i ati i autorit të krimit të rëndë.