English

Berisha përuron godinën 1 në Qytet Studenti

Kryeministri Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të rikonstruksionit të godinës së pritjes nr.1 në Qytetin Studenti, se përmirësimi i kushteve të jetesës dhe lehtësimi i barrës ekonomike të studentëve të vendosur në Qytetin Studenti është ndër përparësitë e qeverisë. Pas rikonstruksionit të godinës së parë, një investim rreth 43 milionë lekë, ky proces që do të vazhdojë me rikonstruksionin e plotë të të gjitha godinave dhe me ndërtimin e godinave të reja për akomodimin e studentëve.

Kryeministri tha se rritja e cilësisë në edukim duhet të jetë objektivi i përbashkët, pasi “vetëm një shoqëri dhe një ekonomi që bazohet mbi dijen, do të mund të jetë shoqëri e zhvilluar, ekonomi e zhvilluar.”

Duke uruar studentët për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Kryeministri tha se shekulli i ardhshëm do të jetë i ndritshëm për shqiptarët, sa më shumë ne të investojmë tek arsimimi, shkollimi, edukimi i fëmijëve dhe i të rinjve shqiptarë.

Kryeministri Berisha, ndërsa solli në kujtesë se 22 vjet më parë, studentët, pikërisht në sheshin e Qytetit Studenti, në një akt kurajoje e guximi, lëshuan apelin “Shqipëria si gjithë Europa”, tha se rinia pret sot, përkushtimin e forcave politike në procesin e integrimit europian.

“Tani jemi në një moment të dytë shumë të rëndësishëm, ai i marrjes së statusit. Nga Shqipëria kërkohet të votohen tre ligjet. Uroj dhe shpresoj që opozita t’i votojë këto tre ligje dhe të mos pranojë kurrë për të dëmtuar dhe cenuar ëndrrën e bukur të rinisë shqiptare, ëndrrën e të gjithë shqiptarëve, ëndrrën europiane.”

KOMENTE