English

"Historia e Medias dhe mediatizimi i historisë", konferencë shkencore

Nën kujdesin e Kryetares së Kuvendit, sot u zhvillua konferenca shkencore ndërkombëtare « Historia e Medias dhe mediatizimi i historisë » e organizuar nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit të Fakultetit Filologji -Histori, Universiteti i Tiranës. Kjo konferencë organizohet në kuadrin e aktiviteteve akademike në 100 Vjetorin e Pavarësisë.

Në fjalën e hapjes Përgjegjësi i Departamentit akademiku , Profesor Artan Fuga falënderoi dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Kryetarja e Kuvendit i jep kërkimit shkencor dhe sistemit të arsimit të lartë. Ai tha ndër të tjera se botimet e Kuvendit të Shqipërisë shërbejnë si një bazë e mirë për studimet dhe shkencat e Komunikimit në kërkim të fakteve dhe të vërtetës historike. Në fjalën e rastit Kryetarja e Kuvendit shprehu kënaqësinë që konferenca mbahet në mjediset e Kuvendit, si krijimi i një hapësire publike midis qytetarit institucioneve të shtetit dhe elitave universitare.

“ Konferenca Juaj që përqendrohet te historia e medias dhe mediatizimi i historisë ka kapur një tematikë sa aktuale aq edhe të ndërlikuar e të vlefshme në këtë 100 – vjetor të Pavarësisë, si një datë themeluese e shtetit tonë kombëtar dhe bazë, aspiratë dhe pikënisje e gjithçkaje që kombi ynë ka synuar dhe dashur të realizojë në këtë shekull nën frymëzimin e idealistë dhe veprimtarëve të shquar, patriotë e demokratë, midis të cilëve, pa dyshim edhe të dhjetëra e dhjetëra publicistëve” - u shpreh ndër të tjera Kryetarja e Kuvendit.

KOMENTE