“Personat që planifikojnë të udhëtojnë për në SHBA në Dhjetor 2012 ose Janar 2013 janë të lutur të aplikojnë për një takim për vizë jo-emigruese sa më shpejt të jetë e mundur".
Kështu thuhet në deklaratën e nxjerrë nga Ambasada amerikane në Tiranë.
Arsyeja pasi në 21 Dhjetor 2012 Seksioni Konsullor i Ambasadës së SHBA në Tiranë do të krijojë një proçedurë të re aplikimi për vizat jo-emigruese drejt SBA-së.
Ndaj të gjithë ata që dëshirojnë të aplikojnë për vizë drejt SHBA-së gjatë muajit nëntor dhe dhjetor, duhet të nxitojë në aplikim pasi më pas do të duhet të marrë më shumë kohë, për shkak të miratimit të proçedurës së re.
Të gjitha detajet do të bëhen të ditura fillimin e muajit të ardhshëm.