CEZ kishte njoftuar se duke nisur nga dita e sotme kompania CEZ Shpërndarje dhe në ditët në vijim, ujësjellësi do të përballej me ndërprerje të energjisë elektrike, pasi shumë ndërmarrje të ujësjellësve nuk kan kryer detyrimet ndaj CEZ.
Por Ministri i Brendshëm Flamur Noka ka urdhëruar policinë e shtetit të ndalojë çdo ndërprerje të energjisë elektrike për ujësjellësat.
“ Kush heq furnizimin me energji për ujësjellësat do të përballet me ligjin. Furnizmi me ujë është çështje e sigurisë kombëtare dhe kush e cënon atë bën një akt kriminal” thuhet në një prenoncim për mediat të ministrit Noka.