English

Forumin Rinor i PD-së Elbasan. Jemi forca politike që mbështet dinjitetin e njeriut, shprehet Berisha

Kryeministri Berisha ishte i pranishëm sot në punimet e Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Elbasanit, nga ku përshëndeti anëtarësimet e reja të bëra në këtë degë. Gjithashtu, Kryeministri Berisha përshëndeti edhe procesin e ri të zgjedhjeve që ky forum ka nisur në strukturat e tij.

Në përshëndetjen e tij në Forumin Rinor të PD-së së Elbasanit, Kryeministri Berisha u shpreh:

"Duke u anëtarësuar në Forumin Rinor të Partisë Demokratike, ju firmosni zotimin tuaj për të mbrojtur, zhvilluar e respektuar gjithnjë e më shumë liritë e të drejtat e çdo qytetari shqiptar."

Më tej kryeministri Berisha i ka lexuar anëtarëve të rinj të partisëdemokrtike edhe DEklaratën e Pavarësisë në të cilën thuhej:

"Çdo shqiptar ose i huaj do të mund të rrojë lirisht, duke gëzuar të gjitha të drejtat njerëzore.”

Kjo ishte ëndrra e stërgjyshërve dhe e gjyshërve tuaj, të cilët do ta shpallnin këtë dokument të pavdekshëm, në kohën kur ushtritë barbare ishin vërsulur për të pushtuar Elbasanin dhe trojet shqiptare. Gratë e burrat e këtij qyteti zotoheshin se Elbasani e Shqipëria do të ishin vendi, ku do të respektoheshin të gjitha liritë e të drejtat njerëzore për qytetarë të barabartë para ligjit, qofshin ata shqiptarë apo të huaj.

Ne këta jemi! Për ne, rëndësi kryesore ka dinjiteti njerëzor. Ne jemi forca politike që mbështet dinjitetin e njeriut dhe dinjiteti njerëzor është i ndërtuar kryekëput mbi liritë e të drejtat e njeriut.

Ju anëtarësoheni sot, në një forcë politike, e cila u themelua si forca politike e interesit kombëtar të shqiptarëve, mbrojtëse e flaktë dhe e pamposhtur e këtij interesi, ka shtuar më tej Berisha.

KOMENTE