Kreu i krahut ushtarak të grupit islamik palestinez Hamas është vrarë gjatë një serie të sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës.
Ahmed Said al-Khalil Jabari dhe një tjetër zyrtar i Hamasit vdiqën kur makina që udhëtonin u godit në qytetin e Gazës.
Kjo ishte pjesë e një operacioni më të gjerë izraelit kundër grupeve militante në Rripin e Gazës. Ajo pason një valë të sulmeve me raketa kundër Izraelit.
Jashtë spitalit, ku trupi Z. Jabari umbajt, mijëra banorë të Gazës të zemëruar thërrisnin "hakmarrje" dhe "Ne duam që ju të goditni Tel Aviv sonte", raporton agjencia e lajmeve Associated Press.
Ministria e brendshme e Gazës tha se katër palestinezë kishin vdekur në sulmet nëpër Gaza.
Një numër i civilëve të plagosur, duke përfshirë një fëmijë të djegur keq, janë parë duke u dërgua në spital në qytetin e Gazës.
Militantët në Gaza kanë qëlluar më shumë se 110 raketa drejt Izraelit jugor që nga e shtuna, kur katër ushtarë u plagosën në një sulm me raketa anti-tank në një xhip ushtarak izraelit.
Para operacionit të së mërkurës, gjashtë palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës.
Zëdhënësja izraelite i e forcave të Mbrojtjes(IDF), Lt Col Avital Leibovich tha se zoti Jabari kishte "shumë gjak mbi duart e tij".
Operacioni kundër Hamasit, Xhihadi Islamik dhe organizatave të tjera kanë dy qëllime: për të mbrojtur civilët izraelitë dhe synuar aftësinë terror të këtyre organizatave," shtoi ajo.