English

Nuk paguan faturën e telefonit, tentojnë ta vrasin

Neritan Beja 37 vjeçari nga Tepelena është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të vrasë 22 vjeçarin Redinjel Abazi, duke e përplasur me makinë.

Arsyeja

Një natë më parë qenë rrahur me grushta pasi 22 vjeçari gjatë kohës që punonte në një prej kompanive celulare nuk kishte paguar tarifën e një numri me kontratë prej 9 mijë lekësh të reja. Kjo kishte sjellë situatën e rrahjes e cila me ndërhyrjen e shokëve ishin ndarë. Por inati nuk kishte dalë për 37 vjeçarin i cili pas gjysmë ore duke dalë me makinën e tij kishte parë në këmbë 22 vjeçarin dhe e kishte përplasur me makinë, si duket me idenë edhe për ta vrarë gjasme aksidentalisht.

Si pasojë e përplasjes shtetasi Redinjal Abazi ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.
Grupi hetimor në vendngjarje ka kryer veprimet e para hetimore dhe ka bërë sekuestrimin e automjetit si provë materiale .
Ndërkohë materialet në ngarkim të 37-vjeçarit i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale të “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë

KOMENTE