"Presidenti Obama kishte ofruar "dhurata financiare" disa prej segmenteve të elektoratit amerikan, dhe ata votuan për të".
Kështu është shprehur ish-kandidati republikan për president Mitt Romney para donatorëve për fushatën, duke treguar arsyen e humbjes së zgjedhjeve.
Në takimin e djeshëm me donatorët, kandidati republikan tha se presidenti demokrat u kishte dhënë disa segmenteve të votuesve amerikanë si afrikano-amerikanët, hispanikët dhe të rinjtë, ndihma të konsiderueshme. Ai solli si shembull paragrafë nga reforma për kujdes shëndetësor e Presidentit Obama, e cila u jep mundësi të rinjve të shfrytëzojnë sigurimet shëndetësore të prindërve, si dhe anulimin nga presidenti, të politikave që rezultojnë në dëbimin e shumë prej të rinjve imigrantë të sjellë në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme nga prindërit, kur ishin në moshë të vogël.
Që pas komenteve që bëri natën e zgjedhjeve, zoti Romney nuk kishte bërë komente publike lidhur me rezultatin e zgjedheve.