English

Valë arrestimesh nga policia e Elbasanit

Në datën 14 Nëntor 2012, Specialistë të Seksionit të Krimit Ekonomik Financiar në kuadër të operacionit te koduar “VESA 1”, identifikuan dhe arrestuan ne flagrance 4(kater) shtetasit e meposhtem:
- Zamir Fejzollari, 33 vjeç, banues në lagjen Nr 4 Korçë
- Aleksander Puka, 27vjeç, banues në lagjen Nr 6 Korçë
- Ardjan File, 41 vjeç, banues në lagjen Nr 4 Korçë
- Berti Kamberi, 48 vjec, banues në Tiranë, si dhe është shpallur në kërkim punonjësi i Doganës së Kapshticës, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.
Arrestimi i tyre u bë në bazë të një informacioni të marrë nga ana e këtij seksioni, u informuan se në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, po udhëtonin shtetasit e mësipërm me dy mjetet e tyre tip Benz, me targa AA 841 AC dhe AA 362 EA, të cilat ishin të mbushur mallra kontrabandë (xhupa).
Nga ana e këtyre shërbimeve, u bë i mundur ndalimi i mjeteve dhe kontrolli i tyre.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dy automjetet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

- 800 (teteqind) xhupa meshkujsh, pa fature shoqeruese te mallit, gjithashtu ne cilesine e proves materiale u sekuestruan dhe dy automjetet tip Benz.

Këto mallra ishin futur nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshtice, me qellim tregun vendas.

Po kështu, po dje nga Sektori Narkotikeve dhe Trafiqeve te Paligjshme u realizuan Operacionet “URA 2”, ku u bë arrestimi në flagrance shtetasve i shtetasve të mëposhtëm:

- Gentian Ndricim Beqiri, 22 vjeç, banues ne lagjen 28-Nentori Elbasan

- Serger Isa Troka, 20 vjeç, banues ne lagjen Skenderbej Elbasan

- Lirim Gani Berisha, 35vjeç, banues ne Skenderbej Elbasan

- Shtetasja M.Z, 24 vjec, banuese ne lagjen Shenkoll Elbasan.

Arrestimi i tyre u krye pasi, ne një Hotel e cila ndodhet ne periferi te qytetit Elbasan shtetasit e mësipërm janë kapen ne flagrance duke shfrytëzuar dhe ushtruar prostitucion, kundrejt shumës 50 (pesedhjetemije) leke te vjetra

Po kështu realizohet Operacioni koduar “RRUGA E GJATE”, operacion I cili beri te mundur arrestimin ne flagrance te shtetasit:

- Kareman Nezha, i cili njihej ndryshe me emrin Kaman, 35 vjeç.

Si dhe bashkëpunëtori i veprës penale shtetasi Denis Pepa, 24 vjeç, banues ne Kosove e Vogël Lushnjë.

Pas një informacioni te marre nga Seksioni i Narkotikeve, rezultoi se këta shtetas prej një periudhe kohe te gjate merreshin me shpërndarjen e lendes narkotike dhe sot ne orët e para te mëngjesit u be e mundur kapja dhe arrestimi ne flagrance i tyre ne Kosovën e Vogël Lushnjë.

Gjate kontrollit te ushtruar ne banesën e shtetasit Kareman Nezha, iu gjeten dhe iu sekuestruan ne cilësinë e provës materiale sasia e lendes narkotike prej:

- 10 (dhjete) kg lende narkotike e llojit cannabis sativa, gjithashtu nga kontrolli I banesës iu gjeten

- 10 (dhjete) kallepe tritoli

- 5 (pese) kapsolla detonatore.

Po kështu nga Komisariati Policisë Elbasan u be i mundur kapja e personit ne kërkim, shtetasit Henri Stafa, i datëlindjes 1994, banues ne lagjen Syrja Dylgjeri Elbasan.

Ky shtetas është autor i grabitjes se banesës ne lagjen “Syrja Dylgjeri”, ne pronësi te shtetases K.Bardhi, nga ku ka vjedhur një sasi parash si dhe disa bizhuteri floriri, ngjarje kjo e ndodhur me date 25.10.2012.

Ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për hetime të mëtejshme për konsumim të veprës penale të “Tregëtimit dhe trasportimit të mallrave që janë kondrabandë, Prostuticioni, ushtrimi i prostuticionit, mbatja pa leje e lendeve narkotike si dhe e lendeve plasese, vjedhje “parashikuar keto nga nenet 113, 114 178, 283, 134 te Kodit Penal.

KOMENTE