English

Vriten në Itali 2 shqiptarë, xhaxhai dhe nipi

Përsëri vrasje makabër e dy shqiptarëve në Itali. Nipi dhe xhaxhai i tij ekzekutohen me armë gjatë ecjes së tyre me biçikletë mbrëmjen e djeshme

Viktimat janë Ndue Bruka 51 vjeç dhe Alban Medha 27 vjeç. Mediat italiane thonë se ngjarja ka ndodhur në Abbiategrasso, provincën e Milanos në Itali dhe dy shqiptarët nuk kishin leje qëndrimi në Itali, madje ishin dhe persona me precedentë penalë dhe persona të paligjshëm në Itali.

Të dy viktimat ishin duke ecur me biçiklet ku persona të paidentifikuar i kanë tërhequr vëmendjen për t'i vrarë më pas me armë. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e kësaj vrasje, ndërkohë nuk ka sgjë konkrete deri tani.

KOMENTE