English

17 nëntori Çlirimi i Tiranës (VIDEO)

Autoritetet më të larta të qeverisjes vendore të Tiranës dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, janë përulur sot me nderim dhe respekt përpara sakrificës së atyre që dhanë jetën 68 vjet më parë për çlirimin e Tiranës, kryeqytetit të shqiptarëve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, nënkryetarët e Bashkisë, Kryetari i Këshillit Bashkiak, Kryetari i Këshillit të Qarkut, përfaqësues të Prefekturës, kryetarët e njësive bashkiake, deputetë të Tiranës, veteranë etj, kanë kryer sot homazhe në Varrezat e Dëshmoreve të Kombit, aty ky prehen të gjithë heronjtë e Tiranës dhe Shqipërisë. Kreu i Bashkisë së Tiranës z. Lulzim Basha ka theksuar se sakrifica e atyre që dhanë jetën për çlirimin e kryeqytetit, duhet të shërbejë sot si burim frymëzimi për bashkim dhe jo përçarje:

“Në këtë 100 vjetor, unë uroj si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, që sakrifica e atyre që ranë për çlirimin e kryeqytetit, të shërbejë si një burim frymëzimi për bashkim dhe jo për përçarje. Sot, kur një pjesë e ëndrrave dhe idealeve të tyre për një Shqipëri demokratike, të përparuar, evropiane janë realizuar apo janë kaq pranë realizimit, detyra jonë është të mos përsërisim gabimet e së shkuarës por të bashkohemi të gjithë për t’i dhënë qytetit tonë, vendit tonë, popullit dhe kombit tonë atë që meriton” – u shpreh z. Basha.
1512

KOMENTE