Për vajzat dhe femrat në përgjithësi të qënurit atraktive është, thjesht mënyra e të menduarit për të. Mjafton të mendosh se si të dukesh atraktive në një mënyrë të shpejtë keni bërë gjysmën e punës.
Dhe hapat e tjerë që ju bëjnë të ndiheni mirë rreth vetes i gjeni më poshtë:
Buzët
Pa marrë parasysh formën që keni, buzët janë pjesa më tërheqëse e fytyrës. Për t’i dhënë atyre një pamje të bukur dhe shumë atraktive, përdorni një buzëkuq ngjyrë të kuqe të freskët, që shton bukurinë.
Sytë
Mos harroni që për të arritur të keni një pamje të mrekullueshme, duhet që sytë tuaj të jenë “vrasës”. Për një grim të shpejt të syve, gjithmonë zgjidhni të zezën, sepse merr më pak kohë dhe gjithmonë sytë duken magjepsës.
Vetullat
Mos anashkaloni rregullimin e vetullave asnjëherë, ato duken shumë më bukur kur janë të rregulluara dhe po ashtu i shtojnë bukurinë syve. Hijezimi i linjave të fytyrës me ngjyrat që preferoni, ka një rëndësi të papërshkrueshme, ajo bën fytyrën tuaj të duket më simetrike.
Flokët
Thënë të drejtën, kapja e flokëve e rastësishme, të shumtën e rasteve duket shumë më ‘hot’ se sa përkushtimi i madh për krehje. Andaj, një kapje e flokëve me një model të çrregullt do të ishte e preferuar në këtë rast.
Duart
Kur t’i keni bërë të gjithë hapat e mësipërm, mos harroni t’ia hidhni një vështrim duarve tuaja, ku në këtë rast rekomandoheni të aplikoni ngjyrën e kuqe mbi thonjtë tuaj.
Vishni taka
Dhe ne fund, por jo më pak e rëndësishme, vishni taka të cilat ju ofrojnë komoditet në ecje. Trupi juaj është shumë më atraktiv në taka.