Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti, ka patur një telefonatë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, z. Dimitris Avramopulos.
Gjatë bisedës të dy bashkëbiseduesit konfirmuan vullnetin e qeverive të tyre për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe në interes të të dy vendeve. Ata diskutuan mbi agjendën konkrete të bashkëpunimin për realizimin sa më të shpejtë të takimit të përbashkët ndërministror për trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve të janë në interes reciprok
Me këtë rast, Ministri Avramopulos konfirmoi me kënaqësi pranimin e ftesës së Ministrit Panariti për të marrë pjesë në festimet për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Në përfundim të dy ministrat theksuan domosdoshmërinë e uljes së tensioneve të nxitura nga qarqet ekstremiste, të cilat bien ndesh me frymën e mirëkuptimit që ekziston mes dy popujve dhe qeverive.