English

Shqipëria çpërshëndet anëtarësimin e Kosovës në BERZH

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë përshëndet anëtarësimin e shtetit të Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Në veçanti, Ministria e Punëve të Jashtme përgëzon mbështetjen dhe besimin që komuniteti ndërkombëtar i ofroi shtetit të Kosovës.

Shprehim bindjen se ky anëtarësim i hap rrugën integrimit të mëtejshëm të Kosovës në organizata të tjera të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare, me qëllim avancimin e saj në rrugën e integrimit evropian. Gjithashtu, ky besim do t’i shërbejë më tej forcimit të paqes dhe sigurisë në rajon.

KOMENTE