Në aksin e ri rrugor që është duke u ndërtuar Tiranë-Elbasan, është aksidentuar rëndë topografi nga Bradasheshi, Marsel Bahja, 24 vjeç. Aksidenti ka ndodhur në Tunelet e Qafë-Kërrabës
Ai është rrëzuar nga një lartësi e konsiderueshme, bëjnë të ditur burimet e policisë lokale. Më pas është transportuar me urgjencë në spitalin e Elbasanit ku mjekët njoftojnë se është jashtë rrezikut për jetën por mbetet me fraktura të rënda.