Tulisa Contostavlos, është akuzuar nga e dashura e Danny Simpson, nëna e fëmijës së tij ndërkohë që pret dhe fëmijën e dytë, Stephanie Ward, se është shkaktare e prishjes së lidhjes së tyre.
Stephanie Ward, ka folur për Sun se ajo ka 7 vjet me Danny Simpson, por gjatë kësaj kohe ata janë ndarë dhe bashkuar disa herë, ndërkohë që 2 vitet e fundit lidhja e tyre ishte normalizuar.
Ndaj Tulisa ka shfrytëzuar momentet që ai ka qenë i stresuar dhe ka shkuar me të, ndërkohë fajëson dhe të dashurin e saj i cili e ka mashtruar atë duke e bindur se s'ka asgjë madje ranë dakord për një fëmijë të dytë.
Tulisa dhe Danny ishin fotografuar bashkë kohët e fundit brenda hollit të një hoteli, dhe Stephanie pranon se ajo u mpi e tëra kur pa fotot.
Ata ishin parë së bashku duke marrë ushqime edhe në një supermarket në natën e mërkurë.