English

Egjipt. Përplaset autobusi, vret 50 fëmijë

Pesëdhjetë fëmijë të moshës 4-6 vjeç dhe shoferi i autobusit të shkollës u vranë kur automjeti i tyre u godit nga një tren në Egjiptin qendror, të shtunën, thanë zyrtarët.

Ministri i Transportit dha dorëheqjen pas aksidentit pranë Manfalut, 350 km (230 milje) në jug të Kajros.

Guvernatori provincial tha se drejtuesi që rrinte te kalimi i cili mbyll portat kur vjen treni, ishte në gjumë dhe u arrestua.

Rrugët dhe hekurudhat egjiptianë kanë një nivel të dobët të sigurisë. Rreth 8,000 njerëz vdesin në aksidentet e makinave çdo vit.

Kreu i autoritetit hekurudhor ka dhënë dorëheqjen gjithashtu.

Presidenti Mursi u zotua për të marrë "të gjitha masat e nevojshme" për të kompensuar të dëmtuarit dhe familjet e të vdekurve.

Një dëshmitar okular tha se treni shtyu autobusin rreth 1 km (gjysmë milje) përgjatë hekurudhës.

Më shumë se një duzinë njerëz u plagosën gjithashtu.

Familjet të shqetësuara kërkuan për eshtrat e të dashurve të tyre përgjatë gjurmëve të aksidentit, raportoi Associated Press.

KOMENTE