Për herë të parë në Tiranë, konkretisht në skenën e Teatrit Operas dhe Baletit vihet në skenë opera "Skenderbeu" e kompozitorit të njohur italian Antonio Vivaldi.
Opera e kompozuar në vitin 1700, e pati premierën e saj në vitin 1718 në teatrin La Pergola të Firences. Kjo është një veper unike që kompozitori i famshem italian ia kushtoi heroit kombëtar të Shqiperisë. Artistët mendojnë se opera e Vivaldit për Skenderbeun është triumfi i dashurisë dhe trimërisë shqiptare.
Teatri i operas po e vendos për herë të parë në skenë këtë vepër me rastin e 100 vjetorit të pavaresisë së shtetit shqiptar.
"kjo është dhurata më e madhe në këtë përvjetor që i bëhet kombit dhe popullit shqiptar", shprehet drejtori Zhani Ciko.