English

Studentë nga e gjithë Shqipëria ulen në karriget e Parlamentit shqiptar

Kuvendi i Shqipërisë vijon kremtimet e jubileut të 100-vjetorit të Pavarësisë, duke hapur dyert për nxënës dhe studentë nga e gjithë Shqipëria.

Kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Çoba Topalli gjatë takimit me nxënës dhe studentë tha se në këtë përvjetor të rëndësishëm po vazhdohet një traditë e veçantë e cila ka filluar disa më vite më parë ku Kuvendi i Shqipërisë ka hapur dyert për qytetarët e tij dhe veçanërisht për të rinjtë
“Në fund të fundit këtu jeni në shtëpinë tuaj. Parlamenti është shtëpia e të gjithë shqiptarëve,” tha Kryetarja e Kuvendit.

Duke ndarë me nxënësit dhe studentët e pranishëm emocionet e saj në këtë 100-vjetor të Pavarësisë, zonja Jozefina Çoba Topalli tha se të gjithë brezat e tanishëm duhet të ndihen të privilegjuar që kanë fatin të përjetojnë dhe të festojnë këtë përvjetor, që është edhe një moment reflektimi mbi të vërtetat historike të vendit tonë.

“100-vjetori i pavarësisë është një moment gëzimi dhe lumturie, por edhe një moment reflektimi për rrugën që shqiptarët kanë ndjekur gjatë gjithë këtyre viteve. Është një moment hyjnor kur ngrihet flamuri shqiptar. Të mendosh që në atë kohë koncepti i Shqipërisë si shtet as nuk ekzistonte, por gjithçka u bë e mundur falë atyre patriotëve të shquar, të cilët në mënyrë sublime kanë sakrifkuar gjithçka dhe ky është një moment shumë i mirë për t’i nderuar ata. Është hera e parë në historinë tonë që ne shqiptarët, kudo që ndodhemi, jemi të lirë dhe kjo është gjëja më e bukur,” tha Kryetarja e Kuvendit.

Gjatë bisedës me studentët, zonja Jozefina Çoba Topalli ndau mendime në lidhje me disa personalitete të shquara shqiptare që kanë lënë gjurmë të thella gjatë këtij shekulli. Nga Vaso Pasha, te Ahmet Zogu e Nënë Tereza, Kryetarja e Kuvendit nënvizoi se shqiptarët ndër vite kanë ushqyer vlera të tilla si humanizmi, bashkëjetesa fetare dhe atdhedashuria, vlera më të cilat Shqipëria synon të zërë me dinjitet vendin e saj në familjen europiane.

Më tej, Kryetarja e Kuvendit tha se shqiptarët në këtë moment historik janë shumë pranë realizimit të ëndrrës së tyre më të madhe: anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Mjaftojnë vetëm tre sekonda që opozita të votojë tre ligjet e integrimit me qëllim që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat “

KOMENTE