English

WC-ja është më e pastër se lecka që lajmë enët

Vendi i tualetit që ulemi ka fituar një reputacion jo të drejtë kur quhet si vendi më i pistë apo i ndotur përsa i përket mikrobeve. Por shkencëtarët thonë se ka shumë vende të tjera në shtëpinë tonë që janë edhe më të ndotura se sa ky vend, aq shumë sa ne mendojmë se janë vendet më të pastra.

Nëse do ju pyesin: A do t'i prisnit perimet tuaja në kapakun e tualetit? - të gjithë do të thoshin JO, por shkencëtarët sugjerojnë që mendohuni mirë.

Dr Chuck Gerba, profesor i mikrobiologjisë në Universitetin e Arizonës, ka kryer studime si sëmundjet janë transferuar përmes mjedisit. Ai ka studiuar sendet shtëpiake si shtupat dhe ka matur nivelin bakterial - çfarë lloj janë si dhe si janë zhvilluar.

Ai u përqëndrua kryesisht në bakteret si E.coli dhe Staphylococcus aureus.

Studimet e tij kanë gjetur se mesatarisht në ulësen e tualetit janë 50 baktere për 1in² = 0.00064516m².
"Kjo është një nga gjërat më të pastra që ne do të donim kudo në drejtim të mikro-organizmave", thotë ai. "Ky është standardi ynë i artë - nuk ka shumë gjëra më të pastra se një vend tualete, kur është fjala për embrione."

Ne duhet të jemi më të shqetësuar në lidhje me sendet shtëpiake të tjera, dhe sidomos aty ku ju mendoni se janë të pastra.

"Zakonisht ka rreth 200 herë më shumë baktere fekale në dërrasën që përdoret për prerjen e mishit se sa në ulësen e tualetit," thotë ai.

Në kuzhinë në fakt nuk kemi kontakt me feçet por ato vijnë me anë të produkteve të mishit të papërpunuara ose organet e brendshme të kafshëve, që ne i përdorim për të gatuar, dhe se këtu shumica e baktereve e kanë origjinën.

"Nuk do t'ju rekomandoja tashmë të përdorim ulësen e tualetit, por dhe ky mjet kuzhine duhet trajtuar dhe pastruar më me kujdes dhe mirë, thotë Gerba.

Pra njerëzit frikësohen më shumë nga tualeti dhe e pastrojnë më shumë dhe shpesh atë, ndaj ajo bëhet më e pastër se sa ambjentet dhe enët e kuzhinës.
Shumë njerëz mjaftohen vetëm me një shpëlarje me ujë, jo përdorni tënjëjtën proçedurë larje me detergjentët përkatës ashtu siç përdorni detergjentë dhe për tualetin.

Një tjetër fajtor, ose një send i pistë është dhe lecka apo sfungjeri që lajmë enët.
Sipas Gerbas, ka rreth 10 milionë baktere për 0.00064516m² në një sfungjer, dhe një milion për një shtupë enësh.

Me fjalë të tjera, një sfungjer kuzhinë është 200.000 herë më i pistë se ulësja e tualetit dhe një shtupë enësh është 20 000 herë më e ndotur.
Kjo është e njëjtë në të gjithë botën.

"Pra deri tani gjëja më e pistë është sfungjeri i kuzhinës", thotë John Oxford, profesor i Virologjisë në Universitetin e Londrës dhe kryetar i Këshillit të Higjienës - një organ ndërkombëtar që krahason standardet higjienike në të gjithë botën.

Studimi i saj i fundit shqyrton mostra nga shtëpitë e tyre në nëntë vende të ndryshme, dhe konstaton se 21% e sendeve që dukeshin "të pastra" lloj pëlhurash kuzhine, në fakt kanë nivele të larta të ndotjes.

Studimi identifikon baktere fekale në vende të tjera nëpër shtëpi, dhe kjo ndryshon nga një vend në tjetrin.

Arabia Saudite ka frigoriferët më të qelbur. 95% të frigoriferëve në studim dështuan në testin BAKTERIOLOGJIA për E.coli. Dhe në Afrikën e Jugut, pika më e qelbur ishte kapaku i tualetit pothuajse dy të tretat me nivele të pakënaqshme të E.coli dhe 40% për myk.

"Ne kemi gjetur se vende si Australia dhe Kanadaja kanë një higjenë të një niveli të lartë. India dhe Malajzia, rënditen në fund të listës.

Po në lidhje me ambjentet tona jashtë dhe larg shtëpisë?

"Shumë njerëz nuk e kuptojnë se ata janë duke folur me një mjet tepër të pistë në momentin që ngrenë receptorin e telefonit, pasi ata kurrë nuk e pastrojnë atë." Një tavolinë mesatare e punës ka 400 herë më shumë baktere se në ulësen e tualetit. "

Hapni sytë në supermarket

Kur shkoni në supermarket gjëja më e ndotur është çanta që ju merrni në pazar, pasi asnjë nuk e lan pas çdo pazari. Pjesa ku vemë duart në karrocat e supermarketit që përdorim për të vendosur ushqimet, super e pistë.

"Disa njerëz kanë shumë baktereve fekale në çantën e tyre ushqimore sesa në të brendshmet e tyre, sepse ato të paktën lahen më shpesh, shprehet profesori.

Pra, e vërteta tregon se numri i baktereve, veçanërisht për E.coli, është tepër i madh thotë Oxford.

"E.coli është një bakter tregues. Ai nuk mund të shkaktojnë sëmundje të tmerrshme në vetvete, por kjo tregon se jashtëqitjet që janë rreth e rrotull dhe që mund të përmbajnë organizma të tjera si salmonela dhe Shigella të cilat me të vërtetë janë tmerrësisht patogjene."

Por ne të gjithë i prekim këto gjëra të pista çdo ditë, dhe në tërësi ne nuk sëmuremi apo të qëndrojmë gjithë kohës të sëmurë.

"Trupi i njeriut është i paimagjinueshëm, ai arrin të përballojë këta armiq që prej 2 milionë vitesh, ne kemi një grup të tërë të gjeneve që formojnë sistemin tonë imunitar dhe na mbron" thotë Oxford.

Por kur tejkalohet ky nivel mikrobial në organizëm, pasi marrja e mikrobeve dhe viruseve është i përditshëm në një nivel të lartë atëherë trupi dorëzohet.

"Në një shoqëri moderne shkencore, ajo që ne duam është që njerëzit të kuptojnë se ka një problem këtu dhe të veprojnë në të gjitha sa u përshkruan më lart", përfundon Oxford.





KOMENTE