Ashtu siç ishte njoftuar dhe më parë, presidenti Nishani nesër në datë 20 nëntor, do të kryejë takime me përfaqësues të partive politike parlamentare, ku do të diskutohet emri i ri i prokurorit të ardhshëm që do të zëvendësojë zonjën Ina Rama.
Takimet do të zhvillohen në mjediset e Presidencës.
Sipas programit takimet, në të cilat janë ftuar t’i pasqyrojnë edhe mediat, janë parashikuar në këto orare:
Takimet e Nishanit:
Ora 10:00 - Takim me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi.
Ora 11:00 – Takim me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi.
Ora 12:00 – Takim me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Lefter Koka.
Ora 13:00 – Takim me kryetarin e Partise Republikane, Fatmir Mediu.
Ora 14:00 – Takim me kryetarin e Partise Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.
Ora 15:00 – Takim me kryetarin e Partise Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi