Mëngjesin e sotëm një tjetër aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.
Aksidenti me pasojë vdekjen e një vajze 21 vjeçare me iniciale Valentina S. dhe plagosjen e drejtuesit të mjetit Kevin Shtjefni, ka erdhur si shkak i një aksidenti ku kamioni godet autoveturën në të cilën udhëtonin dy të rinjtë.
Policia ka shkuar në vendngjarje por akoma nuk ka dhënë një shkak të qartë, ndërkohë që po vazhdon hetimet.