Shqiptarët në Maqedoni përgatiten për të festuar Ditën e Alfabetit, si festë zyrtare më 22 nëntor.
Ndërkohë shtëpia-muze në qytetin e Manastirit ku u themelua Alfabeti shqip, pret të zgjidhë përfundimisht çështjet e pronësisë. Autoritetet përkatëse thonë se muzeu po pasurohet me objekte interesante, ndërsa u bëjnë thirrje institucioneve të kulturës shqiptare që të ndihmojnë për të shtuar vizitat në këtë muze.