English

Gëlltit 220 diamante por kapet nga kontrolli në aeroport

Policia e Afrikës së Jugut ka arrestuar një burrë 25-vjeçar të dyshuar për përpjekje të tij për të kaluar 220 diamante jashtë vendit të tij, përmes aeroportit kryesor në Johanesburg.

Libanezi i cili ishte gati për të fluturuar në Dubai kishte gëlltitur diamante me vlerë 2.25 milion dollarë, para se ai u ndal nga një pikë kontrolli e sigurisë në aeroportin më të madh të Afrikës i cili u detyrua të nxjerri ngarkesën e tij të fshehur, tha policia.
"Ne kemi përdorur laksative(shkarkues) meqëllim që ai të dilte jashtë për të nxjerrë diamantet" tha zëdhënësi i policisë Paul Ramaloko të enjten.

25 vjeçari do të paraqitet në gjykatë të enjten. Në mars, policia arrestoi një shtetas libanez i cili u përpoq për të kontrabanduar diamante me vlerë 1.69m dollarë, jashtë Afrikës së Jugut.

KOMENTE