English

Ndërhyrjet në tregun e parasë, nga Banka e Shqipërisë

Ndërhyrjet në tregun e parasë, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2012, përfshijnë operacione të tregut të hapur për injektim dhe tërheqje të likuiditetit, si dhe operacionet strukturore për shitblerje me të drejta të plota.

Sasia totale e likuiditetit të injektuar është ulur nga mesatarisht 22.8 miliardë lekë regjistruar gjatë tremujorit të parë, në mesatarisht 17.2 miliardë lekë në tremujorin e dytë të vitit 2012.

Për injektimin e likuiditetit Banka e Shqipërisë përdori instrumentin e saj kryesor, marrëveshjen e anasjelltë të riblerjes me maturim njëjavor, mesatarisht 12.99 miliardë lekë në javë, si dhe marrëveshjen e anasjelltë të riblerjes me maturim tremujor, e cila u përdor në 6 raste, me mesatarisht 1.97 miliard lekë për ankand. Për tërheqjen e likuiditetit të tepërt në datat 22.05.2012 dhe 23.05.2012, të cilat përkonin dhe me dy ditët e fundit të periudhës së të mbajtjes së rezervës së detyruar, u përdor instrumenti marrëveshje riblerjeje me maturim njëditor, në vlerë nominale 1.00 miliard lekë.

Në kuadër të kushteve aktuale të tregut të parasë dhe me qëllim zhvillimi e tij, operacionet strukturore të kryer gjatë tremujorit të dytë të vitit konsistojnë në një transaksion për shitje të bonove të thesarit 6-mujore për shumën 0.40 miliard lekë, si dhe gjashtë ndërhyrje për blerje të bonove të thesarit 12-mujore për shumën 6.40 miliardë lekë. Rritja neto e portofolit të BSh-së në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012 rezulton 6.01 miliardë lekë, të cilat priten të sterilizohen me maturimet në tregun primar në pjesën e dytë të vitit, sipas kalendarit të shpallur paraprakisht.

1.2. Përdorimi i instrumenteve mbështetëse

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2012, depozita njëditore u përdor në total në 42 raste, mesatarisht 4.51 miliardë lekë, pothuajse 2.73 miliardë lekë më shumë se në tremujorin e kaluar kur ky instrument është përdorur në 18 raste, duke regjistruar një mesatare prej rreth 1.78 miliardë lekësh.

Instrumenti i kredisë njëditore është përdorur vetëm në një rast, në vlerën 2.05 milionë lekë, në datën 23 Prill 2012, e cila përkon me fundin e periudhës së mbajtës së rezervës së detyruar. Gjatë tremujorit të kaluar janë regjistruar 12 raste përdorimi të kredisë njëditore, për një mesatare prej 0.21 miliardë lekësh.

Instrumenti i kredisë njëditore është përdorur vetëm në një rast, në vlerën 2.05 milionë lekë, në datën 23 Prill 2012, e cila përkon me fundin e periudhës së mbajtës së rezervës së detyruar. Gjatë tremujorit të kaluar janë
regjistruar 12 raste përdorimi të kredisë njëditore, për një mesatare prej 0.21 miliardë lekësh.
Grafiku i mëposhtëm paraqet në mënyrë të përmbledhur ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë për vitin 2011-2012.
Banka e Shqipërisë ka ndёrhyrё nё tregun e brendshëm valutor gjatё tremujorit tё dytё tё vitit 2012, duke blerё valutё nga bankat e nivelit tё dytё, me objektiv rritjen e rezervës valutore. Blerjet e valutës nga Banka e
Shqipёrisё, gjatё kësaj periudhe, qenё nё masёn 611.29 milionё lekё.
Veprimet e blerjes dhe shitjes sё valutës midis Bankёs sё Shqipёrisё dhe Ministrisё sё Financave, kanё qenё minimale gjatё këtij tremujori. Gjithsej ёshtё blerё valutё nё masёn 278.6 milionё lekё dhe shitur 279.8
milionё lekё.
Blerjet e valutës nga institucionet e huaja llogariten në 181.3 milionë lekë (Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim - IBRD).

KOMENTE