English

Panariti merr pjesë në aktivitetet për Shqipërinë, në Itali

Po sot, në kuadrin e festimeve me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, ministri Panariti niset për në Itali, për një vizitë dy ditore në datat 20-22 nëntor 2012.
Ministri do të marrë pjesë në ceremoninë e çeljes së ekspozitës “Thesaret dhe Trashëgimia Kulturore Shqiptare” si dhe në Konferencën shkencore “Sa afër, sa larg. 100 vjet Shqipëri e pavarur dhe marrëdhëniet shqiptaro-italiane”, ku do të mbajë një kumtesë.

Gjithashtu, Ministri Panariti, do të zhvillojë një vizitë në Kalabri ku do të ketë takime me përfaqësues të komunitetit arbëresh, ku, ndër të tjera, do të evidentojë rolin dhe kontributin që ky komunitet ka dhënë për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

KOMENTE