English

Plagosen me automatik Aleksandër Qarri dhe Lekë Marku në Shkodër

Mëngjesin e sotëm rreth orës 9:00 Shkodra është tronditur nga një atentat pranë universitetit, ku dy persona janë qëlluar me breshëri automatiku dhe për pasojë janë plagosur Aleksandër Qarri dhe 37-vjeçari Lekë Marku.

Autorët janë larguar pa arritur të identifikohen ndërsa dy të dëmtuarit janë dërguar në spital, ku njëri ndodhet në gjendje të rëndë në sallën e operacionit.

Policia bën të ditur se viktima, është qëlluar me armë, tip Kallashnikov, teksa lëvizte me biçikletë pranë konvikteve të studentëve. Ndërkohë i plagosuri Lek Marku, kalimtar i rastit, është plagosur aksidentalisht, pasi një nga plumbat e ka prekur në këmbë.

Ndërkaq, policia po vijon hetimet dhe operacionet për kapjen e autorëve.

KOMENTE