Një adoleshent është akuzuar për mbajtje pistolete si dhe përdorimin e saj me rezultat vdekjen e një vajze 13 vjeçare përpara syve të motrës së saj dhe nxënësve të tjerë në një autobus shkolle.
15 vjeçari Miami-Dade, tha policia, në Jug të Floridas është arrestuar. Burimet policore të marra dhe nga dëshmitë e fëmijëve të tjerë, tregojnë se ai kishte nxjerrë armën dhe ia tregonte shokëve para se ta përdorte atë duke vrarë 13 vjeçaren Lourdes Guzman. Ajo u transportua me urgjencë në spital në Miami por nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra.
Tetë fëmijë të tjerë, duke përfshirë edhe motrën 7 vjeçare të viktimës nuk kishin pësuar asnjë lëndim.