Ajo ka qenë tashmë një fakt që njerëzit do të duan një penis më të madh për veten e tyre. Shumica e njerëzve e bëjnë atë për qëllime estetike ashtu si kur femrat bëjnë gjoksin e tyre. Por, për disa të tjerë, arsyet e tyre i kanë rrënjët shumë më thellë se vetëm në një paraqitje të bukur.
Meshkujt nuk arrijnë të kënaqin partneret e tyre seksualisht ashtu si ato duan
ndaj mendojnë se një penis i madh mund ta fshijë këtë fakt.
Për këtë mjaft meshkuj përveç rrugëve natyrale( ushtrimet gjimnastikore, ushqimi) rrugë natyrale e kanë quajtur dhe injektimin e vajit të ullirit në penis për të rritur madhësinë e tij.
Të tjerë injektojnë parafinë dhe silikon. Dhe këto raste janë të vërteta, shprehen mjekët në Bankok, Tajlandë.
Ata kanë paralajmëruar meshkujt se madhësia e penisit nuk ka rëndësi dhe se ata duhet të heqin dorë nga metodat e çuditshme për rritjen e tij.
Paralajmërimi vjen pasi një 50-vjeçari i'u hoq penisi me operacion, pasi kishte injektuar në të për vite të tëra vaj ulliri.
Miqtë i kishin thënë atij se vaji i ullirit e rrit penisin dhe ai kishte nxituar të bënte injeksione vazhdimisht. Injeksionet i qenë kthyer si burim infeksionesh deri në atë kanceroze, ku për të shpëtuar duhej që të priste organin genital.
Autoritetet thonë se rreth 40 pacientë shtrohen në kryeqytetin Bangkok çdo muaj pasi injektojnë në penis dyll, silikon ose dhe parafin, duke menduar se e rrisin penisin.
Ndaj autoritet shëndetsore shprehen se një mardhënie midis një çifti që të jetë e suksesshme nuk varet nga madhësia e penisit.
Pra kush lakomon për më shumë, ngel dhe pa gjë, thotë populli.