English

Ivo Sanader, kryeministri kroat dënohet me 10 vjet burg

Ivo Sanader, kryeministrin kroat është dënuar me 10 burg nën akuzat për korrupsion nga një gjykatë kroate.

Gjykatësit e një gjykate në Zagreb e shpallën fajtor zotin Sanader për pranim të rryshfetit me vlerën e mbi 6 milion dollarëve nga një kompani hungareze e naftës në këmbim të së drejtës për të kontrolluar kompaninë shtetërore kroate të naftës.

Gjykata gjithashtu e dënoi zotin Sanader për marrjen e tarifave me vlerën e 700 mijë dollarëve nga një bankë austriake, gjatë kohës kur ai ishte ministër i mbrojtjes.

Zoti Sanader nuk shprehu emocione sot, ndërsa lexohej dënimi kundër tij. Ai i ka mohuar akuzat dhe avokatët mbrojtës pritet ta apelojnë vendimin e gjykatës. Ivo Sanader dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit në vitin 2009.

KOMENTE