English

"Lufthansa", u drejtua dhe nga prania e pasagjerit pilot

Imagjinoini të jeni në avion duke fluturuar dhe pyetja drejtuar pasagjerëve nga stafi i avionit nëse ndodhej ndonjë pilot në bord, me siguri do të ngjallte panik brenda vetes së çdo personi.

Një gjë e tillë ka ndodhur në linjën e fluturimit të “Boeing 747” të “Lufthansa”-s, nisur të martën nga Frankfurti për në Dublin, Irlandë.

Avioni i shte duke fluturuar për mrekulli po r njëri prej pilotëve pësoi një krizë migrene dhe nuk mund të qëndronte pranë kolegut të tij edhe pse një avion mund të drejtohet fare mirë nga një pilot i vetëm, por kapiteni vendosi që të pyeste gjithsesi nëse kishte një tjetër pilot në bord, për të garantuar një siguri sa më të lartë për udhëtarët e tij.
Rastësisht pse jo dhe për fat një pilot jo në detyrë ndodhej në avion, i cili pas kërkesës iu afrua pilotit tjetër dhe mirë e bukur, fiks në kohë avioni ulet në tokë.

KOMENTE