English

Pamje shokuese të zvarritjes së spiunëve izraelitë në Hamas (VIDEO)

Pamjet shokuese të një prej 6 burrave të akuzuar 'spiunë' duke ndihmuar izraelin, u zvarrit nëpër rrugët e qytetit të Gazës dhe u ekzekutua para një turme që këndonin sot pasi Izraeli paralajmëroi palestinezët, të evakuojnë disa zona të territorit pasi mund të ndodhë një pushtim tokësor.

Dëshmitarët thanë se gjashtë burrat janë marrë në veri të qytetit, të cilët i kanë dhënë informacion sekret Izraelit, për shërbimet kyçe në Hamas dhe Xhihadin Islamik.

Ata u zvarritën nëpër rrugë të lidhur me litar pas motorrave, pasi ishin marrë në pyetje nga zyrtarët e sigurisë të Hamasit "për të identifikuar objektivat për sulme precize" në shtatë ditët e operacioneve ushtarake.

Presidenti i Egjiptit Mohammed Mursi, ka shprehur mbështetjen e tij për popullin e Gazës parashikoi një armëpushim, i cili mund të arrihet nesër nëse negociatat japin rezultate pozitive".

Jeruzalemi ishte konsideruar si një objektiv i pamundur për shkak se se atje ndodhet kompleksi i xhamisë Al-Aksa, faltorja e tretë e shenjtë e Islamit.

Zyrtarët izraelitë kanë frikë se sundimtarët Hamasit të Gazës do të përpiqen të organizojnë sulme të ngjashme, në zemër të Izraelit përpara çdo armëpushimi të mundshëm

Tre civilët izraelitë janë vrarë dhe dhjetra të plagosur që prej fillimit të luftimeve. Më shumë se 1,000 raketa janë gjuajtur në Izrael këtë javë, thonë burimet nga ushtria.

Menjëherë pas sulmit të Jeruzalemit, një airstrike izraelit shkatërroi një makinë në qytetin e Gazës duke vrarë pesë persona dhe plagosur rëndë katër të tjerë. Gjashtë palestinezë vdiq dje, thanë zyrtarët e shëndetësisë.
1521

KOMENTE