Pasditen e së martës grupi i deputetëve socialistë në komisionin e sigurisë kombëtare u shpreh se SHIU-t po i jepet kompetencë dhe veprim jashtë fushës ushtarake.
Sipas deputetëve të opozitës, ajo që parashikohet në këtë ligj mund të cënojë seriozisht shërbimet e tjera sekrete që operojnë në vend, ndaj dhe ata kanë kërkuar që të dëgjohen grupet e ineteresit, veçanërisht SHISH dhe prokuroria.
Sipas opozitës, kalimi me kaq urgjencë i këtij ligji përbën një problem serioz, pasi është parashikuar që në seancën plenare të së enjtes ky ligj të kalojë për miratim.
Mes pyetjeve të drejtuara nga opozita kundrejt kreut të SHIU-t, i pranishëm në seancë, ishin ato të karakerit politik të nxjerrjes së këtij ligji.
Opozita kërkon me ngulm se cilët nga partnerët strategjikë të Shqipërisë në NATO kanë kërkuar rregullime në këtë ligj dhe se çfarë kanë propozuar ata.
Një sërë pyetjeve të ngritura nga opozita, kreu i shërbimit sekret të ushtrisë nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej, ndaj kërkoi kohë deri në mëngjesin e së mërkurës për t’u përgatitur