English

Akademi diplomatike në Kosovë. Filluan diskutimet me shoqërinë civile

Të mërkurën në Prishtinë, Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës, organizoi një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të shoqërisë civile, të komunitetit akademik dhe të mediave, me qëllim të shkëmbimit të ideve dhe përvojave në funksion të fazës fillestare të themelimit të Akademisë Diplomatike.

Në tryezë, u trajtuan dy tema bosht të këtij forumi, roli i Akademisë Diplomatike në ngritjen e kapaciteteve të Shërbimit Diplomatik, që u prezantua nga Rektori i UP-së, Ibrahim Gashi, dhe përfshirja e Akademisë Diplomatike në ndërtimin e politikës së jashtme, prezantuar nga Fisnik Halimi, ligjërues në UBT.

Paraprakisht, drejtori i Akademisë, Albert Prenkaj, ofroi informacione në lidhje me kornizën ligjore dhe hapat e parë në ndërtimin dhe konsolidimin e këtij institucioni si dhe planin ideor për vitin 2013.

Temat e prekura zgjuan një bashkëbisedim të gjallë të pjesëmarrësve e që në përmbyllje solli mjaftë ide të vlefshme, të cilat, sipas drejtorit Prenkaj, do të merren parasysh nga ekipi përgatitor i Akademisë Diplomatike.

KOMENTE