Është miratuar dje projektrezoluta për Shqipërinë me 61 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenime nga Komiteti i Puneve te Jashtme te Parlamentit Europian ne Bruksel.
Zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 do të jenë një test i rëndësishëm për rrugën e Shqipërisë drejt BE.
Eurodeputetët theksuan se te gjitha forcat politike duhet te zhvillojne nje fushate trasparente dhe te lire. Raporti i bën thirrje autoriteteve shqiptare të sjellin legjislacionin për zgjedhjet, lirinë e tubimit, lirinë e shoqatave dhe lirinë e medias, duke zbatuar plotësisht standardet ndërkombetare.
Por zvarritja e reformave ne sistemin e drejtësisë, ku kërkohet më shumë transparencë, pavarësi si dhe një gjyqësor të pa korruptuar, mbeten një shqetësim i madh për parlamentarët europianë.
Gjatë votimit në Komitetin e Jashtëm u miratuan dhe amendamentet e Eduard Kukan për proçesin gjyqësor të 21 Janarit dhe për situatën e ish- të burgosurve politikë.
Eurodeputet i bëjnë thirrje Këshillit që t’i japë vendit statusin kandidat pa vonesa të mëtejshme, me kusht përmbushjen e reformave kyçe të përcaktuara nga Komisioni Europian.
Raporti i Nikolaos Kountis për Shqipërinë, do të votohet ne Parlamentin Europian në dhjetor dhe më pas do të jete Këshilli Evropian, i cili do te vendosë nëse do të japë ose jo statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.