English

Valë arrestimesh në Devoll. Emrat

Ditën e djeshme policia e Devollit ka kryer një sërë arrestimesh të personave që ishin në kërkim dhe që akuzoheshin për vjedhje dhe vepra të ndryshme të kryera më parë.

Ditën e mërkurë u arrestuan personat:
Marsel Buçi, 24 vjeç, banues në Bilisht,
Amarildo Manoli, 20 vjeç, banues në fshatin Bitinckë të rrethit Devoll dhe Gjergji Spaho, 19 vjeç, banues po në fshatin Bitinckë, i dënuar edhe më parë për vjedhje.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë i kishte dënuar ata për veprën penale të vjedhjes pasi në datën 13.03.2012kishin vjedhur 20 shina prej hekuri në minierën e fshatit Bitinckë të Devollit.

Ndërkohë, brenda një jave 15.11.2012 - 22.11.2012 janë arrestuar tre persona të tjerë, të shpallur në kërkim, sërish për vjedhje.

Daniel Backa, 26 vjeç, banues në fshatin Sul të Devollit, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me 16 ditë burg për “vjedhje”.
Xhuljan Zhuleku, 20 vjeç, banues në fshatin Tren të Devollit, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me 6 muaj burg për “vjedhje”.
Kristaq Shopi, 18 vjeç, banues në fshatin Tren të Devollit, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me 4 muaj burg për “vjedhje”.

KOMENTE