Shërbimet spitalore ku është shtruar ish boksieri Hector "Macho" Camacho, i Puerto Tikos, bëjnë të ditur se truri i tij ka vdekur klinikisht.
Ai është në gjendje kome të thellë dhe nuk reagon, u tha drejtori i spitalit Dr Ernesto Torres, gazetarëve.
Të afërmit pritet të vendosin për të hequr apo jo aparaturat që mbahet në jetë.
Camacho pësoi një atak në zemër, pasi u plagos nga të shtënat që erdhën nga jashtë drejt makinës së tij në kryeqytetin, San Juan.
"Ne kemi bërë të gjitha që mund të bëjmë," tha Dr Torres, duke shtuar se studimet e trurit kanë treguar aktivitet të parregullt dhe të përhershëm.
Plumbi ka "dëmtuar tri arterie që kanë lidhje me qafën dhe si rezultat nuk nuk ka qarkullim të mirë të gjakut shtoi ai.
Camacho, 50 vjeç, ishte ulur në një bar jashtë të martën me një mik kur ai u qëllua.
Miku i tij, Adrian Mojica Moreno, u vra në sulm. Policia thotë se ata nuk dinë ndonjë motiv pse të ketë ndodhur.
Por në vitet e fundit ai u dënua për vjedhje, dhe është kapur për posedim të drogës dhe subjekt i ankesave të abuzimit në familje me ish-gruan e tij.